Bota

LUFTA NË UKRAINË/ Kriza e grurit pushton debatin, OKB e Zelenskyy: 1.6 miliardë njerëz të rrezikuar

Mbi 500 mijë ton grurë që është marrë nga rusët që pritej të konsumohej nga ukrainasit

9 Qershor 2022, 10:48 Nga d.d
LUFTA NË UKRAINË/ Kriza e grurit pushton debatin, OKB e Zelenskyy: 1.6
Foto ilustruese

UKRAINË- Lufta në Ukrainë është në muajn e tretë të kaosit që nga nisja. Sot, debati është zhvendosur tek kriza ushqimore që rrezikon vendasit. Teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të sulmohen nga rusët, një konfirmim vjen për vjedhjen e grurit ukrainas nga rusët në Kiev. Media italiane Tg24.com, shkruan se gruri ukrainas pritet të transportohet drejt Afrikës. Bëhet fjalë për mbi 500 mijë ton grurë që është marrë nga rusët që pritej të konsumohej nga ukrainasit.

Alarmi është ngritur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës është “kërcënues për të lëshuar një valë të paprecedentë urie dhe varfërie, duke lënë pas kaosin social dhe ekonomik”. 

Sipas The Guardian, ndërkohë që edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se miliona njerëz janë të rrezikuar nëse Ukraina nuk merr furnizime me grurë.

Por si po vijojnë luftimet në terren?

Qyteti lindor i Severodonetsk mbetet epiqendra e konfliktit në Donbas. Kryetari i Bashkisë së Luhanskut Serhiy Haidai, ka njoftuar se pjesa më e madhe e qytetit tani ishte në duart e forcave ruse dhe se nuk ishte më e mundur të shpëtoheshin civilët e bllokuar atje.

Zyrtar i mbështetur nga Rusia Oleg Kryuchkov, në rajonin juglindor të Zaporizhzhia tha se Rusia ka filluar të dërgojë grurë nga zonat e pushtuara në Turqi dhe Lindjen e Mesme përmes Krimesë. 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska ishte e gatshme të hapte korridoret humanitare për të lejuar eksportet e grurit nga Ukraina.

Më shumë se 1000 ushtarakë ukrainas, të cilët ishin dorëzuar në Mariupol, janë transferuar në Rusi për hetim.

Dy burra britanikë të kapur nga forcat ruse ndërsa luftonin përkrah ushtarëve ukrainas në Mariupol përballen me 20 vjet burg , sipas një videoje të shpërndarë nga media shtetërore ruse

Ekonomia e Britanisë do të vuajë më shumë se çdo vend tjetër i madh industrial nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar do të rritet me 3.6% në 2022 përpara se të postojë rritje zero në 2023.

 

ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll