Politike

Takimi me Begajn, Topi: Pashë premisa për një presidencë dinjitoze

Topi u shpreh se takimi mes tyre ishte miqësor e se pa premisa për një presidencë dinjitoze për 5 vitet e ardhshme.

9 Qershor 2022, 11:34 Nga DOSJA
Takimi me Begajn, Topi: Pashë premisa për një presidencë
Bamir Topi, Bajram Begaj

TIRANË- Presidentit Bamir Topi i la shije të mirë takimi me presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Bajram Begajn. Për 'Reporttv', Topi u shpreh se takimi mes tyre ishte miqësor e se pa premisa për një presidencë dinjitoze për 5 vitet e ardhshme. Ai tregoi se për 90 minuta diskutuan për situatën në rajon për luftën në Ukrainë dhe për nevojën që të forcohen marëdhënien e aleancave euro-atlantike.

‘Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.’- tha Topi.

 

bamir topi bajram begaj

Sondazh

Poll