Politike

VD-Butrinti/ Zhupa: Drejtori është menaxheri i radhës, pse s’janë arkeologët shqiptarë pjesë e bordit

Ajo e quajti mediokre krahasimin e Butrintit me Parkun e Liqenit.

9 Qershor 2022, 11:24 Nga F.M
VD-Butrinti/ Zhupa: Drejtori është menaxheri i radhës, pse
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila krahasoi Butrintin me Parkun tek Liqeni. Nga foltorja Zhupa tha se nuk mund të bëhet kjo gjë, pasi është diçka mediokre. Përsa i përket drejtorit ekzekutiv që Zhupa th se do të vënë tek Butrinti, Zhupa shtoi se ai nuk ka rëndësi. Sipas deputetes demokrate, shteti shqiptar duhet të kishte bërë pjesë arkelogoë shqiptar në bord.

“Të krahasosh lodrat tek Liqeni me Butrintin, është një nivel mediokre. Ne ja japim, një orivati, miratimi në parlament nuk do të thotë që nuk është klientelist, TI thotë se në Shqipëri korrupsioni bëhet me ligj, si ligji i teatrit që u bë për Fushën, e sollët në Parlament, por Kushtetuesja e rrëzoi. Të njëjtin fat do të ketë edhe ky tjetri, trashëngiminë kulturorore e trajtoni si mall. Unë s’ju pieta për drejtor ekzekutiv, ai është menaxheri i radhës. Rëndësi aty ka bordi, ai që merr vendimet, për atë ju duhet të kishit bërë thirrje të hapur për arkeologët shqiptarë. Del Akademia e Shkencave dhe thotë se unë nuk dija gjë, ju duke pa rëndësi ju? Ju duket më me rëndësi punonjësit e ministrisë tuaj? Duhet të pyesnit arkeologët që kanë shkruar e pyetur për Butrintin. Historia do të na gjykojë dhe do të jetë një betejë e fituar në Kushtetuese,”- tha Zhupa.

butrint ina zhupa parku i butrintit seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll