Bota

Zelenskyy: Fati i Donbasit po vendoset në Severodonetsk ku po zhvillohet një nga betejat më të veshtira

Zelenskyy tha gjithashtu se të mërkurën pushtuesit njoftuan lajmin se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë.

9 Qershor 2022, 09:38 Nga DOSJA
Zelenskyy: Fati i Donbasit po vendoset në Severodonetsk ku po zhvillohet
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se qyteti lindor i Severodonetsk mbetet epiqendra e konfliktit në Donbas.

"Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje,”-tha Zelenskyy.

Zelenskyy tha gjithashtu se të mërkurën pushtuesit njoftuan lajmin se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë. 

Sipas CNN, ai e quajti këtë vendim "një tallje" me popullin ukrainas. Zelensky falenderoi Presidentin e Polonisë Andrzej Duda dhe Presidenten e Sllovakisë Zuzana Čaputová për nismën e përbashkët për të nisur një udhëtim special në vendet europiane. Ai tha se të gjithë diplomatët ukrainas po punojnë për këtë çështje.

Presidenti ukrainas përmendi gjithashtu se ai iu drejtua përfaqësuesve të fondeve më të mëdha të investimeve në botë në një ngjarje private të mërkurën dhe u kërkoi atyre të investojnë në Ukrainë.

 

Sondazh

Poll