Bota

Merr vendin e katërt/Universiteti Oksfordit 'bie' me dy vende në renditjen botërore

Si Kembrixhi ashtu edhe Oksfordi arritën rezultate shumë të mira për cilësinë e të diplomuarve dhe kapacitetin e mësimdhënies

9 Qershor 2022, 09:05 Nga d.d
Merr vendin e katërt/Universiteti Oksfordit 'bie' me dy vende
Universiteti i Oxfordit

BRITANI E MADHE-Universiteti i Oxfordit ka rënë me dy vende në renditjen e re të universiteteve globale. Dailymail, shkruan se Oxfordi mori vendin e katërt nga kompania e specializuar për analizën e institucioneve të arsimit të lartë Quacquarelli Symonds (QS), për vitin 2023.

Universiteti i Kembrixhit për fatin e tij të mirë është renditur në vendin e dytë, të listës së re të universiteteve globale në dhjetëshen e parë.

Drejtor i kërkimit në QS Ben Sowter, u shpreh se Britania e Madhe mbetet në vendin e dytë për suksesin e arsimit të lartë.

“Megjithëse ka një rënie të përgjithshme në krahasim me performancën e vitit të kaluar në renditjen tonë, MB mbetet padiskutim sistemi i dytë më i suksesshëm i arsimit të lartë në botë,” tha Soëter.

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), ka ruajtur vendin e parë në renditje për 11 vjet. Universiteti Stanford në SHBA ishte i treti dhe Harvardi doli i pesti.

Si Kembrixhi ashtu edhe Oksfordi arritën rezultate shumë të mira për cilësinë e të diplomuarve dhe kapacitetin e mësimdhënies. Nga 90 universitetet britanike të renditura, dhjetë kanë përmirësuar pozicionin e tyre që nga viti i kaluar, 48 ishin ulur në renditje ndërsa 32 mbetën të qëndrueshme.

 

Sondazh

Poll