Bota

Çmimet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar të martën shënuan rritjen më të madhe në 17 vite

Rritja e çmimeve të karburantit ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi për të reduktuar varësinë nga nafta ruse.

9 Qershor 2022, 09:18 Nga DOSJA
Çmimet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar të
Foto ilustruese

MBRETËRIA E BASHKUAR- Çmimi i benzinës shënoi rritjen e tij më të madhe në 17 vitet e fundit. Të martën çmimi i naftës u rrit me shumë se 2 paund për litër. Sipas BBC, një kompani automjetesh tha se kostoja mesatare e mbushjes së një makine tipike familjare me benzinë ​​është 99,40 £.

Rritja e çmimeve të karburantit ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi për të reduktuar varësinë nga nafta ruse. Me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, shumë familje janë nën presion.

Çmimi mesatar i benzinës u rrit në 180.73 paund për litër. Ndërkohë, çmimi mesatar i naftës u rrit me pothuajse 1.5 paund në një tjetër nivel rekord prej 186.57 paund për litër, duke e bërë koston e mbushjes së një makine familjare 55 litra në 102.61 £.

Të mërkurën, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se qeveria po "vazhdonte të shikonte të gjitha opsionet e mundshme në sigurimin e uljes së çmimeve.

Sipas një burimi të BBC thuhet se qeveria ka thënë se çdo rritje në arkëtimet e TVSH-së që vjen nga rritja e çmimeve të karburantit ka të ngjarë të kompensohet kryesisht nga reduktimi i shpenzimeve të familjeve dhe TVSH-së për artikuj të tjerë.

Sondazh

Poll