Politike

KUVENDI/ Zhupa interpelancë me Margaritin, votime dhe diskutime në seancë

Sot do të votohen emrat e deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. 

9 Qershor 2022, 08:16 Nga A.B
KUVENDI/ Zhupa interpelancë me Margaritin, votime dhe diskutime në
Kuvend

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti. Në rendin e ditës është parashtruar se sot do të votohen emrat e deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. 

Në seancë plenare do të diskutohet raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021, projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë', për të cilin ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve. Do të diskutohen edhe projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

RENDI I DITËS:

1Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 6.6.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Ministrin e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

4. Raporti i veprimtarisë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021. (Neni 14 i ligjit nr. 9572/2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga titullari - jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës

5. Për miratimin e aktit normativ nr.9, datë 11.5.2022 “ Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Veprimtarinë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrёveshjes së huas, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe
Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Albert Nikolla si anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, neni 111 i Rregullores së Kuvendit, gërma “b”, e pikës 1, të
nenit 8, të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishSigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”)

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të
 igjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

9. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të Ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

10.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

11.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

12.Projektvendim “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”. (Neni 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)

13.Projektvendim “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën AdministrativoTerritoriale në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit)

14.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll