Aktualitet

U vra në Durrës, Artan Hoxha tregon "vesin" e Edison Harizajt: Kur dilte me vajza...

Artan Hoxha tha se Harizaj u vra në një makinë të thjeshtë. Po ashtu, ai tregoi edhe një "ves" që kishte i ndjeri kur shoqërohej me vajza.

8 Qershor 2022, 20:02 Nga k.m
U vra në Durrës, Artan Hoxha tregon "vesin" e Edison
Artan Hoxha dhe Edison Harizaj

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për Edison Harizajn, një nga personat më të njohur të botës së krimit në Vlorë. Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Në shënjestër", tha se Harizaj u vra në një makinë të thjeshtë. Po ashtu, ai tregoi edhe një "ves" që kishte i ndjeri kur shoqërohej me vajza.

"Ai kishte dhe një ves, kishte qejf që të shoqërohej me femra të bukura dhe thoshte nuk e mbaj hekurin kur jam me to, se nuk kam qejf. OFL i gjeti në banesë makina të blinduara, por u vra në një mjet të thjeshtë. U eliminua barbarisht,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Hoxha.

Harizaj u vra më 7 nëntor 2018, ndërsa ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tij, ku mbeti i plagosure dhe më pas ndërroi jetë në spital edhe Genci Caca. Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to. Ai njihej edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Sondazh

Poll