Aktualitet

Atentati në Durrës, DËSHMIA e babait të Genc Cacit: Isha me gruan në Tiranë kur morëm vesh vrasjen

Më pas, me të marrë vesh lajmin është nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku ndërroi jetë dhe i biri.

8 Qershor 2022, 19:53 Nga k.m
Atentati në Durrës, DËSHMIA e babait të Genc Cacit: Isha me
Edison Harizaj dhe Genci Caci

TIRANË- Gjergji Caci, babai i Genci Cacit, i cili mbeti i vrarë në atentat bashkë me Edison Harizajn ka treguar si e ka marrë vesh lajmin. Sipas dëshmisë të siguruar në emisionin “Në shënjestër”, Caci tha se në momentin që ka marrë vesh lajmin ka qenë më bashkëshorten në Tiranë. Më pas, me të marrë vesh lajmin është nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku ndërroi jetë dhe i biri.

“Djali jonë nuk kishte asnjë konflit. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jam gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë tek një kushëri i joni. Në mbrëmje nga telefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën, nuk e dija që ishte në emër të djalit,”-thuhet në dosje.

Harizaj u vra më 7 nëntor 2018, ndërsa ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tij, ku mbeti i plagosure dhe më pas ndërroi jetë në spital edhe Genci Caca. Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to. Ai njihej edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Sondazh

Poll