Aktualitet

Gafa e Agjencisë Kombëtare të Turizmit: E çon lumin e Shalës në Rivierën shqiptare

Me anë të një postimi në Facebook, AKT-ja ka shkruar se lumi i kaltër Shalës dhe zona përreth, janë një alternativë mahnitëse e Rivierës shqiptare. Por

8 Qershor 2022, 18:46 Nga DOSJA
Gafa e Agjencisë Kombëtare të Turizmit: E çon lumin e
Lumi i Shales

TIRANË- Agjensia Kombëtare e Turizmit në vend ka ngatërruar vendodhjen e Lumit të Shalës. Me anë të një postimi në Facebook, AKT-ja ka shkruar se lumi i kaltër Shalës dhe zona përreth, janë një alternativë mahnitëse e Rivierës shqiptare. Por duke qenë se Riviera shqiptare ndodhet në Jug dhe Lumi i Shalës është në alpet shqiptare afërsi të Liqenit të Komanit. Pasi rasti u bë publik nga mediat, AKT-ja e ka ndrequr gabimin duke rregulluar postimin në Facebook.

Postimi i paedituar:

Vende për tu vizituar. Pagëzuar tashmë si Tailanda e Shqipërisë, lumi i kaltër Shalës dhe zona përreth, janë një alternativë mahnitëse e Rivierës dhe vendeve të tjera më të përzgjedhura të bregdetit. I famshëm për pastërtinë dhe ujin ngjyrë smeraldi, popullariteti i Lumit të Shalës është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kur vendasit orjentohen gjithnjë e më shumë drejt veriut për idhëtimet e tyre në verë. Një lumë shumë i përshtatshëm për të notuar, Shala është i rrethuar nga një peizazh mbresëlënës dhe shpella befasuese. Një kredhje në ujërat brenda shpellës është një kënaqēsi e detyruar. 

Gafa e Agjencisë Kombëtare të Turizmit: E çon lumin e
Postimi i paedituar

Postimi i edituar:

Vende për tu vizituar... Pagëzuar tashmë si Tajlanda e Shqipërisë, lumi i kaltër i Shalës dhe zona përreth, janë një alternativë mahnitëse e vendit dhe vendeve të tjera më të përzgjedhura. I famshëm për pastërtinë dhe ujin ngjyrë smeraldi, popullariteti i Lumit të Shalës është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kur vendasit orientohen gjithnjë e më shumë drejt veriut për udhëtimet e tyre në verë. Një lumë shumë i përshtatshëm për të notuar, Shala është i rrethuar nga një peizazh mbresëlënës dhe shpella befasuese. Një kredhje në ujërat brenda shpellës është një kënaqēsi e detyruar.

Gafa e Agjencisë Kombëtare të Turizmit: E çon lumin e
Postimi i edituar

Sondazh

Poll