Aktualitet

Dumani e përmendi tek SPAK, Policia i shkon në banesë biznesmenit Xhevdet Troplinit 

Ndër të tjera është mësuar se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të Policisë, por nuk dihet se çfarë ka thënë, e se për çfarë e akuzon Dumani biznesmenin.

8 Qershor 2022, 19:40 Nga k.m
Dumani e përmendi tek SPAK, Policia i shkon në banesë biznesmenit
Xhevdet Troplini

TIRANË- Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini, i njohur me nofkën "Poja",e gjitha pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ishte gazetarja Klodiana Lala, ajo që bëri me dije se përveç Troplinit, kanë shkuar për kontroll edhe tek banesa e djalit dhe nipit të tij. 

Ndër të tjera është mësuar se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të Policisë, por nuk dihet se çfarë ka thënë, e se për çfarë e akuzon Dumani biznesmenin.

Xhevdet Troplini në të shkuarën është dënuar për “trafikim të lëndëve narkotike”. I njohur ndryshe me pseudonimin “Poja”, Troplini u dënua në vitin 2006 nën akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike. Troplini ka në pronësi disa biznese, por megjithatë dyshohet se ka gisht në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij.

Emri i tij është lakuar në dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

 

Sondazh

Poll