Aktualitet

'Shkatërrohet' banda me 8 shqiptarë në Francë! U sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro, mbi 60 policë të angazhuar

Këta vepronin në zonën e Annecyt të Francës, ndërkohë që autoritetet franceze për të përfunduar këtë operacion, përfshinë 60 efektivë francezë.

8 Qershor 2022, 19:44 Nga I.A
'Shkatërrohet' banda me 8 shqiptarë në Francë! U
Sekuestrimet

FRANCË- Tetë shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Francë për trafik droge. Mësohet se shqiptarët akuzohen për trafik të kokainës dhe heroinës. Këta vepronin në zonën e Annecyt të Francës, ndërkohë që autoritetet franceze për të përfunduar këtë operacion, përfshinë 60 efektivë francezë.

Hetimi për këtë bandë ka nisur vitin e kaluar, ndërkohë që gjatë finalizimit të operacionit, u gjetën 1 kg heroinë, 150 gramë kokainë, katër automjete, produkte prerëse për lëndët narkotike si dhe 17 mijë euro. Ndërsa shqiptarët e arrestuar rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Sondazh

Poll