Aktualitet

Tritoli në makinë, autorët dyshohet të jenë të gjobiturit nga efektivi

Ende nuk ka një person të ndaluar për ngjarjen.

8 Qershor 2022, 17:55 Nga F.M
Tritoli në makinë, autorët dyshohet të jenë të
Lulzim Muça

KAVAJË- Efektivit Lulzim Muça iu vendos tritoli për shkak të detyrës. Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor një ditë pasi lënda plasëse shpërtheu pasi ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit “Opel” në pronësi të punonjësit të policisë rrugore. Autorët dyshohet se janë persona që janë gjobitur nga efektivi Muça, por ende nuk ka një person të ndaluar.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pallatit ku dhe ishte parkuar mjeti, e po zbardhin pamjet filmike.  Efektivi Lulzim Muça kohët e fundit kishte bërë kërkesë për transferim në Përrenjas apo Librazhd, pranë familjes së tij, por nuk i ishte miratuar.

Sondazh

Poll