Aktualitet

Atentati në Durrës, zbardhet DËSHMIA e vëllait të Edison Harizajt: Kur mora vesh vrasjen...

Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në Prokurori, Amarildo është shprehur se komunikonte me të vëllanë rregullisht.

8 Qershor 2022, 19:48 Nga k.m
Atentati në Durrës, zbardhet DËSHMIA e vëllait të
Edison Harizaj

TIRANË- Amarildo Harizaj, vëllai i "Edison faqedjegurit", i cili u vra 4 vite më parë, duket se nuk ka pasur dijeni lidhur me aktivitetin e të vëllait. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në Prokurori, Amarildo është shprehur se komunikonte me të vëllanë rregullisht. Në emisionin “Në shënjestër”, u lexua e plotë dëshmia e të vëllait, që shpjegonte se ai vetë prej 20 vitesh jetonte në Angli.

“Prej 20 vitesh jetoj në Angli. Kisha 2 vite që nuk e kisha takuar familjen sepse nuk isha kthyer në Shqipëri. Me Edisonin kisha kontakte të vazhdueshme telefonike. Ne si familje nuk kemi konflikte apo hasmëri. Me Edisionin nuk kisha biseduar për problemet që mund të kishte. Kur mësova lajmin e vrasjes së tij, u nisa me urgjencë për ceremoninë mortore,”-thuhet në dosje.

Harizaj u vra më 7 nëntor 2018, ndërsa ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tij, ku mbeti i plagosure dhe më pas ndërroi jetë në spital edhe Genci Caca. Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to. Ai njihej edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Sondazh

Poll