Politike

"Afrojmë qytetarët dhe forcojmë ekonominë", Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin që lidh Uqinin me Velipojën

Në një postim në Twitter Abavozic prezantoi projektin e përbashkët të dy qeverive për ndërtimin e urës mbi Bojanë e cila do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

8 Qershor 2022, 16:28 Nga d.a
"Afrojmë qytetarët dhe forcojmë ekonominë", Rama
Abazovic dhe Rama

MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë zhvillimit të Samitit të Ballkanit të Hapur ditën e sotme në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç kanë prezantuar projektin e ri.

Në një postim në Twitter Abazoviç prezantoi projektin e përbashkët të dy qeverive për ndërtimin e urës mbi Bojanë e cila do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

"Kjo jo vetëm do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të pasuronte edhe ofertën turistike të atyre zonave. I afrojmë qytetarët, forcojmë ekonominë! Qëllimi është zhvillimi i vendit nga veriu deri në det!"-shkroi Abazovic.

Siç shkruan Abazoviç, ura jo vetëm që do të zvogëlojë distancën midis qyteteve dhe vendeve, por edhe do të pasurojë ofertën turistike të atyre zonave.

Mali i Zi ju bashkua për herë të parë sot Samitit mbi Ballkanin e Hapur së bashku me përfaqësuesin e qeverisë së Bosnje Hercegovinës Zoran Tegeltija, ku dhe u diskutuan marrëveshjet për bashkëpunime ekonomike, kulturore dhe turistike midis vendeve të rajonit.

Sondazh

Poll