Politike

Abazoviç: Nuk jam në moshë të madhe, por 'Open Ballkan' është në të mirën e rajonit

Dritan Abazoviç tha me modesti, edhe pse në moshë të re, në takimet e dy ditëve të fundit kishte pikasur detaje të rëndësishme.

8 Qershor 2022, 15:43 Nga DOSJA
Abazoviç: Nuk jam në moshë të madhe, por 'Open
Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët në Ohër, u shpreh se Ballkani i Hapur është fytyra re e Ballkanit Perëndimor dhe se deri më tani ka vënë re vetëm aspekte pozitive të nismës. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Abazoviç tha me modesti, edhe pse në moshë të re, në takimet e dy ditëve të fundit kishte pikasur detaje të rëndësishme.

“Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin. Do them përshtypjet e mia, duke nisur nga dje pasdite deri sot. Nuk jam në moshë të madhe, por kjo është në të mirën e rajonit. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë , por gjashtë dhe ‘Open Balkan’ të ketë më shumë pjesëmarrës. Të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e 6. Kisha nder dhe kënaqësi të madhe. Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim,”- tha ai.

 

Sondazh

Poll