Politike

Kovaçevski: Ballkani i Hapur, lëvizja që bashkon qytetarët

Kovaçevski tha se kufijtë e vetëm që ka Ballkani me Evropën, janë ato brenda vetes. 

8 Qershor 2022, 16:16 Nga F.M
Kovaçevski: Ballkani i Hapur, lëvizja që bashkon qytetarët
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT- Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se Ballkani i Hapur është një nismë që heq kufijtë mes vendeve të rajonit. Nga Ohri, para gazetarëve, Kovaçevski tha se kufijtë e vetëm që ka Ballkani me Evropën, janë ato brenda vetes. 

"Ne kemi rol aktiv. Vitin e ardhshëm na pret një nga vitet më sfiduese për këtë organizatë. Në fund, Ballkani i Hapur nuk përsëritet për Edin dhe Aleksandrin. Qytetarët e vendeve ideatore, edhe të Kosovës një ditë kanë të drejtë që të jetojnë të lirshëm dhe të shijojnë avantazhet që na jep. Kufijtë e vetëm që ekzistojnë me Evropën, janë ato brenda Ballkanit,"- tha Kovaçevski.

Sondazh

Poll