Politike

Open Balkan ide e Rusisë? Vuçiç: S'ishte kur vendosëm për projektin, s'turpërohem për marrëdhëniet me Putin

Ai tha se ideja ka qenë e tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

8 Qershor 2022, 16:10 Nga F.M
Open Balkan ide e Rusisë? Vuçiç: S'ishte kur
Aleksandër Vuçiç

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ia la atij në dorë që të thoshte nëse pas projektit Ballkani i Hapur qëndon Rusia. Nga Ohri, Vuçiç tha se nuk ndjen turp për marrëdhëniet e mira që ka me Rusinë, por shtoi se asnjë përfaqësues i këtij vendi nuk ka qenë prezent kur kanë rënë dakort për nisjen e projektit Open Balkan.

Ai tha se ideja ka qenë e tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Nuk kuptova çdo gjë që pyetët, por kuptova që jeni ithtar i Ballkanit të Hapur. Shaka po bëj, por aq kuptova. Isha prezent, kur Edi, unë dhe Zorani miratuam hapjen e Ballkanit të Hapur. Nuk ishte Rusia prezent kur ne miratuam hapjen e Ballkanit të Hapur. Jam krenar për politikën që bën Serbia dhe nuk turpërohem për marrëdhëniet e mira që kemi me Rusinë. Asnjë tjetër përveç nesh nuk e ka përgatitjen e idesë së Ballkanit Perëndimor. Ardhmëria është unitet e jo të kërkojmë qime në vezë. Të mendojmë se si të bëjmë gjithçka të përbashkët, ideja është e Zoran Zaevit, Ramës dhe e imja, askush tjetër s’ka marrë pjesë në këtë nismë. Ajo ka filluar këtu, këtu ka lindur dhe Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit të Hapur,”- tha Vuçiç.

Sondazh

Poll