Politike

"Do të loboj që të jemi pjesë e nismës", përfaqësuesi i Bosnjes në Samitin e Ohrit: Faleminderit që na hapët dyert

AiDo të loboj u shpreh se politikanët që kanë të drejtë të marrin këtë vendim nuk duhet të privojnë fermerët dhe tregtarët nga lehtësirat që mund të përfitojnë nëse anëtarësohet në Ballkanin e Hapur.

8 Qershor 2022, 15:44 Nga DOSJA
"Do të loboj që të jemi pjesë e nismës",
Zoran Tegeltija

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija gjatë konferencës për shtyp me liderët e Samitit të Ballkanit të Hapur u shpreh i lumtur për ftesën dhe pjesmarrjen.

"Ende nuk është marrë tek ne një vendim politik, pas takimit të sotëm dhe pas firmosjes së marrëveshjeve këtu jam i bindur se Bosnja do të bëhet anëtare e kësaj nisme. Sapo të shkoj atje do të loboj që kjo të jetë e mundur"-tha ai.

Ai u shpreh se politikanët që kanë të drejtë të marrin këtë vendim nuk duhet të privojnë fermerët dhe tregtarët nga lehtësirat që mund të përfitojnë nëse anëtarësohet në Ballkanin e Hapur.

"Faleminderit që i mbani dyert e hapura dhe që nuk parashtroni kushte dhe afate."-përfundoi ai.

Sondazh

Poll