Aktualitet

Trafikonin drogë nga Holanda në Itali, kapet në Shqipëri anëtari i bandës, do ekstradohet në Itali

Sipas Policisë, ai është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal që merrte drogë nga Holanda për në Itali. 

8 Qershor 2022, 16:32 Nga DOSJA
Trafikonin drogë nga Holanda në Itali, kapet në Shqipëri
Foto nga arrestimi i Lulzim Halili

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal. Në pranga është vendosur Lulzim Halili, i cili do të ekstradohet në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin. Sipas Policisë, ai është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal që merrte drogë nga Holanda për në Itali. 

Anëtarët e bandës janë dënuar gjithsej me 63 vite burg, pasi akuzoheshin se trafikonin drogën nga Holanda në Itali. Të dënuarit me orgjinë shqiptare janë: Alfred Shabani, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Valentin Lleshi, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Gëzim Shoshi, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë. Po ashtu janë dënuar shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë. 

Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen në Lombardi. Drogën, shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar "Aosta", në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sondazh

Poll