Aktualitet

VD- E qëlluan në nofull! Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Mariglen Hakës, si mund të zbardhet ngjarja

Mariglen Haka u qëllua me armë zjarri në fytyrë mesditën e sotme në një kryqëzim në Nikël, pranë një fushë të madhe me pemë. 

8 Qershor 2022, 15:46 Nga DOSJA
VD- E qëlluan në nofull! Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku u qëllua Marklen Haka

FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e para nga vendi ku i bënë atentat ndaj anëtarit të bandës së Niklës, Marklen Haka. Siç duket edhe nga pamjet, Mariglen Haka u qëllua me armë zjarri në fytyrë mesditën e sotme në një kryqëzim në Nikël, pranë një fushë të madhe me pemë. 

Plumbi e kapi të riun në fytyrë (nofull), ndërsa mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Deri më tani raportohet se i riu po lëvizte me makinë, ndërsa është qëlluar me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, i cili lëvizte në këmbë. Nuk dihet se kush është personi, por përballë vendit ku u qëllua Haka ka një biznes, kamerat e të cilit mendohet se mund të ketë kapur gjithë ngjarjen.

Sondazh

Poll