Aktualitet

Atentat në Fushë Krujë, plagoset Marklen Haka

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, apo se kush qëndron pas këtij atentati. 

8 Qershor 2022, 14:52 Nga F.M
Atentat në Fushë Krujë, plagoset Marklen Haka
Mariglen Haka

FUSHË KRUJË- Marklen Haka, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 26 shtator të vitit 2019, ngjarje në të cilën iu vra halla, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Krujë. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, apo se kush qëndron pas këtij atentati. 

Marklen Haka u qëllua me 85 plumba nga dy drejtime mbrëmjen e 26 shtatorit në derën e shtëpisë së tij. Vetë i riu mbeti i plagosur, ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Haka erdhi me urgjencë në Spitalin e Trauës ku dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Mariglen Haka është dënuar në muajin prill 2019 me 1.6 vite burg. Më 13 qershor të vitit 2011, ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut. Shkaku për atentatin dyshohet të ishte bërë fakti që i riu dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllanë, Roland Haka, në vitin 2004. Megjithatë Mariglen Hakau lirua muaj më vonë.

Sondazh

Poll