Aktualitet

VD- Zbulohet laboratori i drogës në Lezhë, pronari u arrestua dje, banesa ruhej nga i afërmi

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie është Sallaku, i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit "Blinisht". 

8 Qershor 2022, 14:55 Nga A.B
VD- Zbulohet laboratori i drogës në Lezhë, pronari u arrestua
Laboratori

LEZHË- Laboratori tjetër i drogës në pronësi të Agron Sallakut është zbuluar nga policia e shtetit. Forcat blu, bëjnë të ditur se pas finalizimit të operacionit të koduar "Blinisht 2", është zbuluar banesa me 28 llamba dhe pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie është Sallaku, i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit "Blinisht". 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të Sallakut, të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni "Blinisht 2", për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Zbulohet një tjetër banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Sekuestrohen fara të dyshuara narkotike, lëndë e dyshuar narkotike, 28 llamba dhe pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie dyshohet të jetë shtetasi A. S., i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit "Blinisht". Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, si dhe në vijim të operacionit policor të koduar "Blinisht", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht 2" . Pas kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Blinisht”, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin në ambiente të tjera për të cilat kishte dyshime se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të shtetasit A.S., të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij. Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët Agron Sallaku i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij. Ai do të akuzohet veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sondazh

Poll