Aktualitet

GRABITJA/ Gurraj do shlyente borxhin e vëllait, shokët në seancë: Pse na përmende?

Gjatë seancës, dy vëllezërit debatuan me Gurrën, duke i thënë se përse “na ke përmendur ne dhe s’kemi qenë në atë grabitje me ty”

8 Qershor 2022, 14:43 Nga DOSJA
GRABITJA/ Gurraj do shlyente borxhin e vëllait, shokët në
Grabitja

SHKODËR- Bekim Gurra, kërkoi bashkëpunimin e Admir dhe Armir Shabës për të grabitur bankën e nivelit të dytë në Koplik, për shkak të borxhit 20 mijë euro që kishte vëllai i tij. Për shkak të kërcënimeve që i vëllai merrte për shlyerjen e borxhit, Gurra mendoi ta shlyente duke grabitur bankën. 

Ditën e sotme ai dhe dy bashkëpunëtorët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkodrës. Gurra nuk foli asnjë fjalë gjatë seancës duke zgjedhur që të përfaqësohej nga avokati i tij, mirëpo vëllezërit Shaba mohuan të gjitha akuzat. Kjo ra ndesh me dëshminë e dhënë nga Gurra, pasi 26-vjeçari tregoi me detaje çdo gjë që planifikoi me vëllezërit Shaba për grabitjen.

Gjatë seancës, dy vëllezërit debatuan me Gurrën, duke i thënë se përse “na ke përmendur ne dhe s’kemi qenë në atë grabitje me ty”. Në atë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga njëri-tjetri.

Më 9 Maj, tre të rinjtë u futën në mesditë brenda bankës së nivelit të dytë, me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë. Pasi morën paratë, ata shkuan në dalje të Koplikut, pranë zonës së quajtur Bajzë, ku dogjën mjetin e tyre dhe i zunë pritë një qytetari. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e zbritën në tokë, i morën mjetin e llojit “Benz” dhe u larguan. Makina është gjetur në zonën e quajtur Shegan, pranë Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. 

Sondazh

Poll