“Hajde se vdiqa"/ Si tentuan të vrisnin në derën e shtëpisë Marklen Hakën, plumbat i mori halla
Pranë të lënduarve u njoftua se do të mbërrinte edhe kryeministri Edi Rama, por në fakt zbarkuan dy automjete luksoze, me të plagosurit.
TIRANË– Pak minuta para se kryeministri Edi Rama të njoftonte anulimin e vizitës së tij në spitalin e Traumës për të vizituar personat e lënduar nga tërmeti i 21 shtator 2019, një tjetër ngjarje e rëndë do të trondiste vendin. Dy persona të plagosur u transportuan në spitalin e Traumës me plagë plumbi, ndërsa vinin nga Nikël në Fushë-Krujë.
Në dyert e ish-ushtarakut zbarkuan dhjetëra gazetarë e kamera, për të kuptuar më qartë pasojat që mund të kishin sjellë lëkundjet sizmike. Pranë të lënduarve u njoftua se do të mbërrinte edhe kryeministri Edi Rama, por në fakt zbarkuan dy automjete luksoze, me të plagosurit.
Hallë e nip, Shpresa Basha dhe Marklen Haka, u transportuan në spital, ndërkohë që Basha ndërroi jetë në duart e mjekëve në këtë spital, ndërsa nipi u tentua të vritej sërish sot. Marklen Haka dhe Shpresa Basha u shoqëruan për në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Durim Bami është personi që u dënua me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.
Ndërkohë që një tjetër personazh krahas Valter Bamit, që rezulton njohje e Marklen Hakës, në këtë histori është edhe Indrit Rraja, i cili sot nuk jeton më, por dëshmia e tij atëkohë konsiderohej kyçe për hetuesit për zbardhjen e vrasjes.
“Rreth orës 23:00 të datës 21 shtator 2019 më ka marrë ne telefon Marklen Haka dhe më ka thënë ‘hajde se vdiqa, më kanë gjuajtur para shtëpisë’. Jam nisur me makinën time dhe i kam shkuar tek shtëpia. Sapo kam ndaluar pashë Marklenin që e kishin nxjerrë të porta familjarët e tij dhe e futën në makinë. U nisëm për në Spitalin Ushtarak. Në makinë hipi edhe motra dhe nipi i tij dhe e trasportuam për në spital. Kur mbërritëm e futën me urgjencë në sallën e operacionit. Marklenin e kam shok të ngushtë dhe vjen shpesh në lokalin tim te ‘Ura e Gjolës’”.
Por 30-vjeçarit duket se i është bërë një tjetër atentat teksa kanë qenë së bashku në rrugë, ndërsa paraprakisht dyshohet se Haka e njihte autorin. Tani, aktualisht ai po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Do të jetë dëshmia e tij, ajo që pritet të zbardhë ngjarjen dhe shkakun se përse Hakën kanë dashur ta "heqin qafe" për herë të dytë.
Sondazh
Gjendet një granatë në Manati të Lezhës
Foto Ilustruese LEZHË- Një granatë e pashpërthyer është gjetur në fshatin Manati të Lezhës. Mësohet se g...
VD- E qëlluan në nofull! Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Mariglen Hakës, si mund të zbardhet ngjarja
Vendi ku u qëllua Marklen Haka FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e para nga vendi ku i bënë atentat ndaj anëtarit të bandës...
Atentat anëtarit të bandës së Niklës, Marklen Haka mori plumb në nofull, njihej me autorin
Marklen Haka dhe vendi ku iu bë atentat FUSHË KRUJË- Marklen Haka, 28 vjeç, anëtari i bandës së Niklës ka rë...
Lëvizte me makinë, si u qëllua anëtari i bandës së Niklës, njihej me autorin
Marklen Haka FUSHË KRUJË- Marklen Haka është plagosur me armë zjarri teksa qarkullonte me makinë. Mësohet se autori ka q...
Familja e kërkonte prej 3 ditësh, 83-vjeçari gjendet i vdekur në Divjakë
Prokop Prifti DIVJAKË- Prokop Prifti është 83-vjeçari i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në fshatin Kamenicë. D...
DETAJE/ Haka u qëllua me armë zjarri në fytyrë, e gjetën në rrugë të mbuluar në gjak
Marklen Haka FUSHË KRUJË- Marklen Haka është plagosur në fytyrë me armë zjarri. Mësohet se 28-vjeçari ë...
VD- Zbulohet laboratori i drogës në Lezhë, pronari u arrestua dje, banesa ruhej nga i afërmi
Laboratori LEZHË- Laboratori tjetër i drogës në pronësi të Agron Sallakut është zbuluar nga policia e shtetit....
GRABITJA/ Gurraj do shlyente borxhin e vëllait, shokët në seancë: Pse na përmende?
Grabitja SHKODËR- Bekim Gurra, kërkoi bashkëpunimin e Admir dhe Armir Shabës për të grabitur bankën e nivelit të dy...
Atentat në Fushë Krujë, plagoset Marklen Haka
Mariglen Haka FUSHË KRUJË- Marklen Haka, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 26 shtator të vitit 2019, ngjarje në t...
VIDEO- Makina e policisë përplaset me furgonin në aksin Tiranë-Durrës
Pamje nga aksidenti DURRËS- Një makinë policie është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës. ...
