Aktualitet

DETAJE/ Haka u qëllua me armë zjarri në fytyrë, e gjetën në rrugë të mbuluar në gjak

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

8 Qershor 2022, 15:10 Nga F.M
DETAJE/ Haka u qëllua me armë zjarri në fytyrë, e
Marklen Haka

FUSHË KRUJË- Marklen Haka është plagosur në fytyrë me armë zjarri. Mësohet se 28-vjeçari është gjetur në rrugë i mbuluar në gjak. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Kjo është hera e dytë që Haka bie pre e një atentati.

Ai u plagos në shtator në vitin 2019, teksa ndodhej në derën e shtëpisë së tij. Dy persona qëlluan me breshëri drejt Hakës e hallës së tij dhe për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, kurse i riu u plagos. 

Sondazh

Poll