Art&Argëtim

"Më shumë se e shëmtuar", Agron Llakaj publikon tabelën e Kopshtit Zoologjik: Të hiqet menjëherë

Në një postim në Facebook Llakaj shprehet se kjo është një shprehje e shëmtuar ndaj dhe bën thirrje se pavarësisht nga ku mund të jetë marrë të hiqet menjëherë.

8 Qershor 2022, 14:07 Nga DOSJA
"Më shumë se e shëmtuar", Agron Llakaj publikon
Agron Llakaj

TIRANË- Aktori i humorit Agron Llakaj ka publikuar një tabelë e cila ishte e vendosur në zonën ku ndodhet tigri në Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës.

Në tabelën paralajmëruese në kafazin e tigrit shkruhet: "Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t'u tretur. Kështu që ju lutemi qëndroni prapa".

Në një postim në Facebook Llakaj shprehet se kjo është një shprehje e shëmtuar ndaj dhe bën thirrje se pavarësisht nga ku mund të jetë marrë të hiqet menjëherë.

"Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar."-shkruan aktori.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua rreth një javë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

Sondazh

Poll