Art&Argëtim

Po vjen një martesë?Zbulohet se Rita Ora po planifikon dasmën me regjisorin Taika

Rita është në lidhje me regjisorin e Taika për rreth 18 muaj, romanca e tyre u konfirmuar vitin e kaluar

8 Qershor 2022, 12:29 Nga d.d
Po vjen një martesë?Zbulohet se Rita Ora po planifikon dasmën me
Rita Ora, Taika Waiti

BRITANI E MADHE-Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, kanë vendosur që të martohen. Një burimi i The Sun ka treguar se çifti është fejuar prej disa muajsh. Regjisori i ka propozuar Ritës gjatë Krishtlindjeve. Këngëtarja 31 vjeçare dhe 46-vjeçari thuhet se po planifikojnë një ceremoni jashtë Britanisë.

“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: “Unë dua të martohem me ty”, tha një burim për The Sun duke shtuar se dasma do të vijë së shpejti.

Sipas The Sun, ata do të organizojnë një festë me njerëzit më të afërt dhe kolegët në një festë të madhe në Londër këtë vit. Rita, aktualisht është duke punuar në disa filma dhe në “The Voice Australia”, çifti shpresonë të martohet pasi të kenë përfunduar angazhimet e punës..

Rita është në lidhje me regjisorin e Taika për rreth 18 muaj, romanca e tyre u konfirmuar në premierën e Skuadrës Suicide vitin e kaluar. Ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë. 

 

Sondazh

Poll