Art&Argëtim

Gjendet i vdekur në park djali i aktorit Jack Wagner

Harrison ka luftuar me varësinë ndaj drogës në të kaluarën por është e paqartë nëse ka qenë kjo arsyeja e vdekjes.

8 Qershor 2022, 09:19 Nga j.c
Gjendet i vdekur në park djali i aktorit Jack Wagner
Jack Wagner, Harrison dhe Kristina

SHBA- Djali i aktorit Jack Wagner, Harrison është gjetur i vdekur në një parking në Los Angeles të hënën në mëngjes. Ai ishte 27 vjeç. Sipas People, ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vdekjes së të riut.

Harrison ka luftuar me varësinë ndaj drogës në të kaluarën por është e paqartë nëse ka qenë kjo arsyeja e vdekjes. Ndërkohë në Korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë. Jack nuk ka reaguar për vdekjen e djalit, i cili punonte si një DJ.

Jack dhe Kristina u martuan në vitin 1993 dhe u ndanë në vitin 2006. Përveç Harrison, ish-çifti ka edhe një djal tjetër 31-vjeçar Peter. Jack ka gjithashtu një vajzë, Kerry, nga një lidhje e mëparshme.

Sondazh

Poll