Art&Argëtim

Amber Heard i përgjigjet Johnny Depp: Provat që dorëzova si ben ball ndikimt tend

Heard u shpreh se ishte e zhgënjyer nga vendimi i jurisë rreth një javë më parë

8 Qershor 2022, 11:03 Nga d.d
Amber Heard i përgjigjet Johnny Depp: Provat që dorëzova si ben
Amber Heard, Johnny Depp

SHBA-Aktorja Amber Heard i është përgjigjur ish-bashkëshortit të saj, aktorit Johnny Depp, nëpërmjet një mesazhi për ndjekësit në TikTok lidhur me vendimin që mori gjykata në favor të tij.

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara”, ka shkruante ndër të tjera Depp.

Sipas mediave të huaja, Heard u shpreh se ishte e zhgënjyer nga vendimi i jurisë rreth një javë më parë.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që materiali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, tha Heard.

Depp kur fitoi gjyqin kundër Heard, iu bashkua rrjetit social dhe falenderoi fansat besnikë.

Sondazh

Poll