Art&Argëtim

Sherri Noizy-Cllevio, Stresi reagon pas kritikave se nuk mbështeti shokun e vjetër: Ju betohem për familjen se…

Në gjithë sherrin e krijuar, një person i tretë i gjendur në këtë histori, ndonëse jo protagonist, është reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

8 Qershor 2022, 00:00 Nga k.m
Sherri Noizy-Cllevio, Stresi reagon pas kritikave se nuk mbështeti shokun e
Stresi

TIRANË- Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, u dhunua dy ditë më parë nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ky i fundit është nën hetim bashkë me të atin, ndërsa 36-vjeçari nga Lushnja është arrestuar. Në gjithë sherrin e krijuar, një person i tretë i gjendur në këtë histori, ndonëse jo protagonist, është reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Ky i fundit ka pak muaj që ka rregulluar marrëdhëniet me Noizyn, rivalin e tij në muzikë, ndërsa ka patur një miqësi të gjatë me Cllevion, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje ditët e fundit.

“Po t’ju tregoj telefonin tim, do shihni 8 mijë video të tilla. Mua nuk më intereson. Ku bëhet sherr unë shoh punët e mia dhe iki. Unë nuk kam sherre me repera, kam sherre të rënda. Me djem babaxhana që i vlerësoj dhe më vlerësojnë. Cllevio është gango pa merak. Ka për të ngelur gango, por gango budalla. Nëse kam 1% ndikim në këtë gjë Zoti ma çoftë te familja ime. Se po ju bëj be në familjen time. Nuk kam bërë asnjëherë kështu gjërash në shoqëri. Kurrë në jetë nuk kam bërë budalliqe me shoqërinë”- shprehet Stresi në një reagim publik në rrjetet sociale.

Sot, një ditë pas sherriy, Cllevio është arrestuar nga policia pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Por tashmë mbi të rëndojnë edhe vepra të tjera penale.

 

Sondazh

Poll