Art&Argëtim

Çfarë është kanna? Suplementi i ligjshëm që është i ngjashëm me drogë

Kanna është e ligjshme në SHBA, dhe disa kompani e përdorin atë në produktet e tyre.

8 Qershor 2022, 08:30 Nga j.c
Çfarë është kanna? Suplementi i ligjshëm që
Kanna

AFRIKË- Kanna (një supplement i ngjashëm me drogën) ka filluar të përdoret shumë kohët e fundit në Amerikën e Veriut. Kanna është përdorur për shekuj në Afrikën e Jugut. Sipas mediave të huaja, çdo person që përdor kannën pas një ore ndihet i lumtur dhe plot ide. 

Kanna është e ligjshme në SHBA, dhe disa kompani e përdorin atë në produktet e tyre. Për shembull, Zembrin përmban 25 mg kanna, e mjaftueshme që disa njerëz tu japë kënaqësi. Sipas James Giordano, profesor i neurologjisë dhe biokimisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown 25-50 mg është një dozë dehëse. Shumica e njerëzve do të fillojnë të ndjejnë një efekt të butë pas marrjes së 5 deri në 10 mg.

Pavarësisht ngjashmërisë së tij me MDMA (drogë), kanna është relativisht e sigurt për sa kohë që nuk ka asgjë tjetër të përzier në të, tha Giordano.  Edhe nëse keni bërë mbidozë, ka shumë gjasa që thjesht të keni dhimbje në stomak.

Studiuesit kanë testuar kannan për premtimin e saj për të përmirësuar aftësitë njohëse, si gjendjen emocionale dhe gjumin. Sipas Giordano, disa kërkime sugjerojnë gjithashtu se mund të reduktojë ankthin dhe disa evropianë u japin kana kafshëve shtëpiake për të parandaluar ankthin e ndarjes. Për sa kohë që përdoruesit marrin masat e duhura paraprake, Giordano beson se kanna ka potencialin të përdoret si një alternativë më pak e rrezikshme se MDMA.

Sondazh

Poll