LIVE UPDATES
Politike

'Open Balkan' në Ohër pa Kosovën. Rama: Evropën e bëjmë vetë! BE&SHBA: Duhen 6 vende

Kritikave të Ramës iu përgjigj Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, i cili tha se vendet nuk mblidhen për martesa, por për pakte e marrëveshje. Ai tha se e mbështet çdo nismë që bën bashkë vendet e Ballkanit dhe që ndihmon në integrimin e vendeve të BE-së.

8 Qershor 2022, 07:46 Nga A.B
'Open Balkan' në Ohër pa Kosovën. Rama: Evropën e
Open Balkan

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Rama u ndal tek integrimi i vendeve në BE dhe tha se tashmë nuk e ndjen më kurajon që merrte më herët kur takohej me liderët evropianë. Kreu i qeverisë tha se ai ndjen keqardhje kur i sheh dhe se shumë herë i viziton me synimin që tu dërgojë kurajon që i mungon. 

"Një gjë dua t’ju them, e kam thënë atje dhe dua t’jua them edhe ju. Dikur kur shkoja në Bruksel merrja kurajo nga ata, tani kur shkoj më duket sikur duhet tu jap unë kurajo atyre. Dikur më dukeshin në kulmin e formës, sot më vjen keq kur i shoh atje. Shkojmë dhe u japim pak energji sepse Ballkani nuk vdes, aq më pak ky i hapuri. Kam dhe një lajm për ju, Serbia nuk ikën në asnjë planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja, ne shqiptarët këtu jemi, Bashkimi Evropian me të parë e të bërë, BE na bjën ata, por E-në me evropianë, e kemi vetë,"- u shpreh Rama në nisje të fjalës së tij.

Sipas kryeministrit Rama, Ballkani i Hapur ka bërë të mundur që vendi ynë të vijojë të furnizohet me grurë pavarësisht luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Ai tha se na pret një dimër me kriza për energjinë elektrike dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për rritjen e çmimit, por për mungesa e për rrjedhojë, një aleancë mes vendeve të Ballkanit është totalisht e nevojshme.

"Kontratat e grurit kur nisi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri. Mos është pak gjë kjo, mos është diçka që s’duhet të ketë rëndësi? Ku do e gjenim me konflikte grurin? Qytetarëve do u mungonte buka. Vazhdojmë me energjinë, ne jemi shumë vulnerabël në krahasim me të tjerë, nap ret një dimër që problemi nuk do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nuk jemi ne nga ata vende që të kthejmë kurrizin për konfliktet e aty që duan të hapin tefterët, Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vuçiçit, as i Abazoviçit, por i qytetarëve shqiptarë, i fermerëve shqiptarë,"- tha ai. 

Kreu i qeverisë foli sërish për një ‘martesë’ të mundshme me BE-në, duke e konsideruar këtë të fundit si nusen, ndërsa Ballkanin si burri që ka shumë probleme.

"2 fjalë për BE dhe dasmën e radhës, sa herë afrohet Këshilli Europian është si dasëm, ne nuk përgatitemi më, nëse ndodh do shkojmë me rrobat e rastit. Më keq akoma na ngelet dhëndri në derë, në këtë rast themi Ballkani i Hapur eshtë burrë, Europa e bashkuar është nusja, do ishte më mirë të ishim ne nusja. Ne e kemi të qartë rrugën tonë,"- shtoi më tej.  

Madje referuar luftërave, Rama ironizoi me fjalët ‘jo po ke vrarë këtë e ke vrarë atë, there këtë e hodhe në erë atë’. Kryeministri Rama u ndal edhe tek zjarret duke thënë se këtë verë ka një plan dhe se njerëzit do të shohin se si shuhen në të vërtetë zjarret nga ajri. Në vendin tonë, flakët në ishullin e Sazanit i neutralizoi Greqia.

"Zjarret, kemi ndërtuar një mekanizëm sot për të ndihmuar njëri tjetrin, do i shikojmë. Me mjete nga ajri, më mirë të digjen pyjet se sa të na ndihmojë shjau, unë nuk i besoj këto,"- vijoi Rama.

Referuar marrëdhënies mes Kosovës e Serbisë, Rama tha se ka pasur luftëra edhe më të mëdha, si ajo e SHBA-ve e Japonisë, por që kanë përfunduar duke lidhur aleanca. Ai tha se e ardhmja është drejt dialogut.

"SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta sot janë ata, pas dy bombave atomike. Nuk do të ishte sot nëse do të qëndronin me kurriz nga shtetet e bashkuara, duke u kërkuar të uleshin në gjunjë për bombat atomike, të gjitha kanë gjërat e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania? Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara? Ku janë konfliktet pas gjithë atij gjaku që nuk krahasohet me atë që kemi parë. Janë bashkë, janë bashkë nga shtrëngimi i duarve,"- tha ai.

Kritikave të Ramës iu përgjigj Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, i cili tha se vendet nuk mblidhen për martesa, por për pakte e marrëveshje. Ai tha se e mbështet çdo nismë që bën bashkë vendet e Ballkanit dhe që ndihmon në integrimin e vendeve të BE-së.

"Ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyce është kur do të jetojmë si në Evropë,"- tha Varhelyi.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i mendimit se nuk duhen lëshuar kritika drejt BE-së, por që duhet përmirësuar politika e vendeve të Ballkanit. Ai tha se askush nuk dëshiron që të importojë probleme, por që duhet dialog e bashkëpunim për të punuar e për të ndërmarrë nisma. Abazoviç u bëri ftesë të gjithë liderëve të Ballkanit që tu bashkohen me qëllim integrimin në BE.

"Çdo nismë apo mekanizëm që na prin drejt një mbështetje do të ketë mbështetjen e Malit të Zi. E rëndësishme të kemi përparim. Politikat e mosrespektimit, të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani, detyra jonë është që t’ju mbështesim. Brukseli, sado që ne u dërgojmë kritika, duhet të bëjmë edhe punë sepse askush nuk dëshiron të importojë probleme. Ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së në momentin që bëhemi kritikë. Të shpresojmë që herën tjetër të jemi gjashtë, pavarësisht nga tema që ka. Jam i sigurtë që mesazhi drejt BE-së do të jetë shumë ndryshe dhe nga një arsye apo tjetër, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, mentalitetin tonë,"- u shoreh Abazoviç.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. I pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të 'Open Balkan', ai kërkoi që edhe shtetet e tjera të bëhet pjesë e kësaj nisme. Mirëpo, në fund të fjalimit të tij, Escobar parashtroi tre propozime të cilat sipas tij do të ndihmojnë në funksionimin e Ballkanit të Hapur. 

"E përkrahim iniciativën Ballkanin Perëndimor, na jep shumë mundësi të mëdha. Ballkani Perëndimor ka potencial, do i ndihmojë Europës që të largohet nga gazi i Europës. SHBA e përkrahim Ballkanin e Hapur, dhe pse nëpërmjet biznesit të Ballkanit Perëndimor, tregjet më të mëdha janë ato europiane, duhet të punojmë për një integrim më të madh europian, BH është vetëm një, e afron regjionin, promovon paqe, besojmë se kjo nëse ka një sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet. Dua të jap dhe propozime, shpresoj se do të jetë më e qartë se si duhet të funksionojë. E para, ka shumë mundësi për integrime, ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira. E 2, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar. E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik,”- tha Escobar.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se Open Balkan është i pandalshëm. Ai tha takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të verës, e se uron që pjesëmarrëse të jetë edhe Kosova, por që nuk detyron dot askënd që të marrë pjesë.

"Vendet e rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë, janë të mirëpritur. Kërkoj falje që u zgjata, por nuk përmbahem dot. Shumë faleminderit për praninë tuaj, nuk detyrojmë dot askënd që të na bashkohet. I gëzohem takimit me ju, shpresoj që bashkë të bëhemi edhe në herë të tjera,"- tha Vuçiç. 

Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija, tha se edhe vendi që përfaqëson do t’i bashkohet Open Balkan. Ndërsa, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tregoi se cilat do të jenë marrëveshjet që do të firmosen mes vendeve. Kjo është hera e parë që në një takim të Open Balkan marrin pjesë Bosnje Hercegovia e Mali i Zi, pavarësisht se zyrtarisht nuk janë bërë pjesë e nismës. Sot është dita e dytë e samitit të nismës Ballkani i Hapur që po zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut. Kosova ka refuzuar për të disatën here të marrë pjesë.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve:

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

AXHENDA:

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar. 

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
             Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

 18.15 – Kthimi për Tiranë

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje