Aktualitet

Policia u vihet 'këmba-këmbës' makinave luksoze, tre drejtuesi rezultojnë të droguar

Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

8 Qershor 2022, 13:28 Nga DOSJA
Policia u vihet 'këmba-këmbës' makinave luksoze, tre
Policia e Tiranës

TIRANË- S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç janë vënë në pranga pasi janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të droguar. Në njoftimin e policisë së Tiranës, bëhet me dije se të tre janë ndaluar dhe u është bërë testi me aparatin AquilaScan. Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

- S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll