Aktualitet

Reshje të dendura shiu në qarkun e Lezhës, Shëngjini mbulohet nga ujërat e zeza

8 Qershor 2022, 12:59 Nga d.a
Reshje të dendura shiu në qarkun e Lezhës, Shëngjini
Lezhe

LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut mesditën e sotme duke shkaktuar edhe probleme në qarkullim.

Sipas pamjeve disa nga rrugët kryesore në Shëngjin janë mbuluar nga ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke shkaktuar probleme për qarkullimin por dhe për bizneset dhe pushuesit e zonës.

Si pasojë e reshjeve të shumta pushuesit janë larguar nga plazhi dhe janë detyruar të qëndrojnë brenda hoteleve apo dhomave që kanë prenotuar.

Kjo nuk është hera e parë që kjo problematikë shfaqet në këtë zonë sa herë që ka përkeqësim moti, kjo pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve dhe dalin në sipërfaqe.

Sondazh

Poll