Aktualitet

Dy nuset ikin nga shtëpitë, burrat nga Gramshi e Belshi alarmojnë policinë

Një 33-vjeçar i identifikuar me incialet F. Z., banues në fshatin Bulçar, Gamsh ka bërë kallzimin në polici pasi bashkëshortja e tij 25-vjeçarja e identifikuar me inicialet J. Z, nuk është kthyer në banesë.

8 Qershor 2022, 12:13 Nga DOSJA
Dy nuset ikin nga shtëpitë, burrat nga Gramshi e Belshi alarmojnë
Foto ilustruese

GRAMSH- Dy gra janë larguar nga banesat e tyre në Gramsh dhe në Belsh. Një 33-vjeçar i identifikuar me incialet F. Z., banues në fshatin Bulçar, Gamsh ka bërë kallzimin në polici pasi bashkëshortja e tij 25-vjeçarja e identifikuar me inicialet J. Z, nuk është kthyer në banesë.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet F. T. Pasi gruaja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas 42-vjeçarit bashkëshortja e tij 27-vjeçare e identifikuar me incialet A. T., ka braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Policia po punon me gjetjen e grave.

Njoftimi i policisë: 

F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, ka bërë kallëzim pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Sondazh

Poll