Aktualitet

Tritol në biznese, kunati i Noizy-t: Nuk jemi të kërcënuar, ia lemë në dorë shtetit

8 Qershor 2022, 13:04 Nga DOSJA
Tritol në biznese, kunati i Noizy-t: Nuk jemi të kërcënuar,
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Kunati i Rigels Rajkut, të njohur si Noizy, ka mohuar se familja e tij është e kërcënuar. Për mediat, Ermir Gjylezi u shpreh se e gjithë familja është mirë e se çështjen do ta lënë në dorë të shtetit, për të zbardhur ngjarjen. Për sa i përket gjendjes shëndetësore të reperit, Gjylzeri ka shtuar se Noizy është shumë mirë e se nuk është shqetësuar për atë që i ndodhi. 

'Nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar. Çdo gjë është në dorë të shtetit, do të merren ata me çdo gjë , ne nuk kemi më punë. Noizy është shumë mirë, nuk ndihet aspak i shqetësuar.'- ka deklaruar kunati i reperit.

Sondazh

Poll