Aktualitet

Vdes 70-vjeçari në Durrës, po riparonte dollapin që e zuri poshtë

Dollapi ka rënë dhe e ka zënë poshtë 70-vjeçarin, duke i marrë jetën.

8 Qershor 2022, 11:38 Nga F.M
Vdes 70-vjeçari në Durrës, po riparonte dollapin që e zuri
Policia e Durrësit

DURRËS- Një 70-vjeçar me inicialet V.K., ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 70-vjeçari ka qenë duke riparuar dollapin paraditen e sotme. Dollapi ka rënë dhe e ka zënë poshtë 70-vjeçarin, duke i marrë jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar. Dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll