Aktualitet

VD-Me pranga në duar dhe kokëulur, ky është 32-vjeçari shqiptar i cili qëlloi me armë në Selanik

32-vjeçari u arrestua dhe aktualisht po dërgohet në prokurori dhe hetuesi për të dhën dëshminë e tij. Ndaj tij është ngritur një kallëzim nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë Kalamaria për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën, drejtimin e rrezikshëm të automjetit dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

8 Qershor 2022, 12:44 Nga d.a
VD-Me pranga në duar dhe kokëulur, ky është
32-vjecari shqiptar

GREQI- Në Gjykatën e Selanikut u dërgua mëngjesin e sotëm 32-vjeçari shqiptar, i cili pasditen e djeshme hapi zjarr brenda dhe jashtë pallatit në zonën e Finikasit në Kalamaria dhe pas kontrolleve në shtëpinë e tij, ju gjetën sasi të mëdha lëndë narkotike.

Sipas Protothemës, 32-vjeçari u arrestua dhe aktualisht po dërgohet në prokurori dhe hetuesi për të dhën dëshminë e tij. Ndaj tij është ngritur një kallëzim nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë Kalamaria për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën, drejtimin e rrezikshëm të automjetit dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, punonjësit e Policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Luftimit të Krimit gjetën dhe konfiskuan një sasi kanabisi prej 23 kilogramë e 83 gram, kokainë me peshë totale 356 gram, shuma e parave 16,195 euro, 2 peshore precize dhe pajisje elektronike.

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe vëllai i tij 29-vjeçar, i cili së fundmi jetonte në të njëjtën banesë, ndërsa theksohet se ai ka qenë i përfshirë shumë herë në polici në të kaluarën për raste të trafikut të drogës.

32-vjeçari për një arsye të panjohur ka hapur zjarr pasditen e djeshme brenda dhe jashtë pallatit ku banonte me dy fëmijët dhe bashkëshorten, në rrugën Mystra, në Kalamaria.

Siç raportuan dëshmitarët okularë, ai dyshohet se bërtiste se gruaja e tij po përdhunohej, ndërsa një qiramarrës tjetër i një pallati ngjitur e dëgjoi atë duke bërtitur "thirrni policinë". Sipas informacioneve, gruaja e tij është shtatzënë me fëmijën e tretë dhe në momentin e ngjarjes ajo ndodhej në një spital publik në Selanik.

Gjithçka ka ndodhur kur 32-vjeçari shqiptar ka nisur të qëllojë fillimisht jashtë pallatit dhe më pas edhe tre herë të tjera brenda ambientit të përbashkët. Sipas dëshmive, shqiptari ka prishur me një shkop që mbante hyrjen e pallatit dhe është ngjitur në katin e katërt ku jetonte me fëmijët e tij, të cilët ndodheshin brenda në banesë në momentin e ngjarjes.

Gjatë rrugëtimit, derisa ka mbërritur në banesën e tij, 32-vjeçari ka qëlluar edhe në hyrje të një apartamenti në katin e dytë. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të blinduar të policisë, të cilët kur janë ngjitur në banesë kanë gjetur brenda tre të mitur, dy prej të cilëve fëmijë të autorit.

32-vjeçari pas të shtënave është arratisur me makinë dhe pasi ka shkaktuar fillimisht një aksident automobilistik me dëme materiale në Unazën e Selanikut me një mjet tjetër, më në fund është ndaluar dhe arrestuar në zonën e Dervenit, ndërsa në pronësi i është gjetur 1 pistoletë me karikator dhe 1 gëzhojë.

Sondazh

Poll