Aktualitet

Grabitën bankën në Koplik/ Gurra s'flet gjatë seancës, shokët mohojnë akuzat, gjykata i lë në burg

Bekim Gurra nuk zgjodhi të fliste gjatë seancës, duke kërkuar që të përfaqësohet nga avokati i tij Ndue Pjetra.

8 Qershor 2022, 13:05 Nga A.B
Grabitën bankën në Koplik/ Gurra s'flet gjatë
Banka

SHKODËR- Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba janë lënë ditën e sotme në burg. Tre të rinjtë, të cilën akuzohen për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Koplik, iu komunikua nga Gjykata e Shkodrës, masa e sigurisë 'arrest me burg'. 

Bekim Gurra nuk zgjodhi të fliste gjatë seancës, duke kërkuar që të përfaqësohet nga avokati i tij Ndue Pjetra. Ndërsa dy të tjerët, Admir dhe Armir Gurra mohuan akuzat. 

Më 9 Maj, tre të rinjtë u futën në mesditë brenda bankës së nivelit të dytë, me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë. Pasi morën paratë, ata shkuan në dalje të Koplikut, pranë zonës së quajtur Bajzë, ku dogjën mjetin e tyre dhe i zunë pritë një qytetari. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e zbritën në tokë, i morën mjetin e llojit “Benz” dhe u larguan. Makina është gjetur në zonën e quajtur Shegan, pranë Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. 

Sondazh

Poll