Aktualitet

Vidhen para në një banesë në Memaliaj, 24-vjeçari denoncon në polici

24-vjeçari ka deklaruar se më datë 06.06.2022, i kanë hyrë në banesë në lagjen “Fosfori”, Memaliaj dhe i kanë vjedhur një shumë parash.

8 Qershor 2022, 10:20 Nga j.c
Vidhen para në një banesë në Memaliaj, 24-vjeçari
Foto ilustruese

MEMALIAJ- Një 24-vjeçar ka bërë kallëzuimin në polici pasi pretendon se një person i ka hyrë në banesë dhe i ka vjedhur një shumë parash.

24-vjeçari ka deklaruar se më datë 06.06.2022, i kanë hyrë në banesë në lagjen “Fosfori”, Memaliaj dhe i kanë vjedhur një shumë parash. Ndërkohë shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Memaliaj Më datën 06.06.2022, në Stacionin e Policisë Memaliaj, ka bërë kallëzim shtetasi Nj. H., 24 vjeç, se në datën 06.06.2022, i kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash, në banesën e tij, në lagjen “Fosfori”, Memaliaj. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Sondazh

Poll