Politike

Abazoviç: BE s’ka nevojë për kritikat tona, të bëjmë punë se askush nuk do që të importojë probleme

Ai shtoi më tej se Evropa dhe askush tjetër nuk është i gatshëm të importojë problemet e askujt.

8 Qershor 2022, 11:08 Nga F.M
Abazoviç: BE s’ka nevojë për kritikat tona, të
Dritan Abazoviç

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç i ka ‘tërhequr veshin’ kryeministrit Edi Rama për kritikat që bëri ndaj Bashkimit Evropian, në fjalën e mbajtur në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se vendet e Ballkanit duhet të punojnë për tu përmirësuar e për t’i treguar BE-së se janë gati të integrohen. Ai shtoi më tej se Evropa dhe askush tjetër nuk është i gatshëm të importojë problemet e askujt.

“Kërkoj ndjesë për pengesat teknike, kemi propozime ekonomike, kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur, pavarësisht emrit që ka një nisëm. Çdo nismë apo mekanizëm që na prin drejt një mbështetje do të ketë mbështetjen e Malit të Zi. E rëndësishme të kemi përparim. Politikat e mosrespektimit, të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani, detyra jonë është që t’ju mbështesim. Brukseli, sado që ne u dërgojmë kritika, duhet të bëjmë edhe punë sepse askush nuk dëshiron të importojë probleme. Ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së në momentin që bëhemi kritikë. Të shpresojmë që herën tjetër të jemi gjashtë, pavarësisht nga tema që ka. Jam i sigurtë që mesazhi drejt BE-së do të jetë shumë ndryshe dhe nga një arsye apo tjetër, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, mentalitetin tonë. Të dërgojmë mesazhe optimiste, jemi mjaft pessimist për gjithçka që na ndodh. Më pëlqeu ideja e GreenLine. Nëse dikush mendon që bën gjithçka për vete, pa dialog, i urojmë rrugë të mbarë, ajo politikë nuk bën. Meritojmë një histori që do të tregojë të gjitha të mirat tona,”- tha Abazoviç.

Sondazh

Poll