Politike

VD-Rama: Dikur më jepnin kurajo ata të Brukselit, sot më vjen keq kur i shoh!

Kreu i qeverisë tha se ballkanasit janë evropianë dhe se madje u japin energji atyre në Bruksel.

8 Qershor 2022, 10:53 Nga F.M
VD-Rama: Dikur më jepnin kurajo ata të Brukselit, sot më vjen keq
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me kritikat ndaj Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij që mori në Ohër, Rama tha se dikur kur shkonte në Bruksel, merrte kurajo nga takimet që zhvillonte, ndërsa sot, i vjen keq kur i sheh. Kreu i qeverisë tha se ballkanasit janë evropianë dhe se madje u japin energji atyre në Bruksel.

“Një gjë dua t’ju them, e kam thënë atje dhe dua t’jua them edhe ju. Dikur kur shkoja në Bruksel merrja kurajo nga ata, tani kur shkoj më duket sikur duhet tu jap unë kurajo atyre. Dikur më dukeshin në kulmin e formës, sot më vjen keq kur i shoh atje. Shkojmë dhe u japim pak energji sepse Ballkani nuk vdes, aq më pak ky i hapuri. Kam dhe një lajm për ju, Serbia nuk ikën në asnjë planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja, ne shqiptarët këtu jemi, Bashkimi Evropian me të parë e të bërë, BE na bjën ata, por E-në me evropianë, e kemi vetë,”- tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll