Politike

VD-Escobar: SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur (3 PROPOZIMET)

Escobar kërkoi që edhe shtetet e tjera të bëhet pjesë e kësaj nisme. 

8 Qershor 2022, 10:55 Nga DOSJA
VD-Escobar: SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur (3 PROPOZIMET)
Gabriel Escobar

MAQEDONI E VERIUT- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. I pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të 'Open Balkan', ai kërkoi që edhe shtetet e tjera të bëhet pjesë e kësaj nisme. Mirëpo, në fund të fjalimit të tij, Escobar parashtroi tre propozime të cilat sipas tij do të ndihmojnë në funksionimin e Ballkanit të Hapur.

'E përkrahim iniciativën Ballkanin Perëndimor, na jep shumë mundësi të mëdha. Ballkani Perëndimor ka potencial, do i ndihmojë Europës që të largohet nga gazi i Europës. SHBA e përkrahim Ballkanin e Hapur, dhe pse nëpërmjet biznesit të Ballkanit Perëndimor, tregjet më të mëdha janë ato europiane, duhet të punojmë për një integrim më të madh europian, BH është vetëm një, e afron regjionin, promovon paqe, besojmë se kjo nëse ka një sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet. Dua të jap dhe propozime, shpresoj se do të jetë më e qartë se si duhet të funksionojë.

E para, ka shumë mundësi për integrime, ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira. E 2, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar. E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.”, tha Escobar.

 

Sondazh

Poll