Politike

VD-KRAHASIMI/ Rama: SHBA hodhi bomba atomike në Japoni, sot janë aleatë, asnjëri s’u ul në gjunjë

Kreu i qeverisë tha se përmes dialogut është zgjidhur çdo konflikt.

8 Qershor 2022, 10:46 Nga F.M
VD-KRAHASIMI/ Rama: SHBA hodhi bomba atomike në Japoni, sot janë
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka paralelizuar luftën e ndodhur në Kosovë nga Serbia me ato të vendeve të tjera si Japonia, Izraeli, Franca e Gjermania. Në fjalën që mbajti në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur bomba atomike në Japoni, por që sot të dy vendet janë aleatë. Kreu i qeverisë tha se përmes dialogut është zgjidhur çdo konflikt.

“Ne e dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën me Ukrainën për të ditur marrëdhënien special që Rusia ka me Serbinë. Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për të parë që mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur, por mes të kthyerit kurrizit e të mbyllurit zytë apo dialogut ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Konfliktet zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe ditë për ditë kuptojmë se sa të rëndësishëm janë për njëri-tjetrin. SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta sot janë ata, pas dy bombave atomike. Nuk do të ishte sot nëse do të qëndronin me kurriz nga shtetet e bashkuara, duke u kërkuar të uleshin në gjunjë për bombat atomike, të gjitha kanë gjërat e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania? Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara? Ku janë konfliktet pas gjithë atij gjaku që nuk krahasohet me atë që kemi parë. Janë bashkë, janë bashkë nga shtrëngimi i duarve,”- tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll