Politike

Open Balkan/ Vuçiç ‘ndjek’ Greqinë: Do marrim aviona, Shqipëria ka zjarre, do ndihmojmë miqtë tanë

Ai shtoi se Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e presin një valë zjarresh dhe se duhen ndihmuar.

8 Qershor 2022, 10:31 Nga F.M
Open Balkan/ Vuçiç ‘ndjek’ Greqinë: Do marrim
Aleksandër Vuçiç

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve. Nga Ohri, Vuçiç, pasi Greqi ndihmoi Shqipërinë, përmendi rastin në fjalë dhe tha se po vjen një verë e nxhetë. Ai shtoi se Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e presin një valë zjarresh dhe se duhen ndihmuar.

“Falenderojmë zotin Varhelyi që është me ne, për mbështetjen që na ka dhënë. Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Dua të them që është me rëndësi që në takimin e ardhshëm të zgjerohemi. E vetmja gjë që ka rëndësi për ne është që të jemi miq. Sot ne nënshkruajmë marrëveshjet për diplomat, njerëzit presin nga ne dhe ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë për turizmin dhe për çdo gjë tjetër. Duhet t’i ftojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe maqedonia e Veriut që të vizitojnë vendet tona. Unë jam krenar që nga iniciativa që bëmë, askujt nuk i interesoi sepse menduan që do të dështojmë, por ne nuk mund të na ndalojë askush, hapja e negociatave varet nga dikush tjetër, ndonjëherë nuk varet nga ne nëse lind dielli apo jo. Ajo që varet nga ne është se çfarë po bëjmë për veten dhe për fqinjët. Kemi përpara një verë të nxehtë, do të blejmë avionë sepse do të mund të ndihmojmë miqtë tanë në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, jam shumë i entuziasmuar,”- tha Vuçiç.

Sondazh

Poll