Politike

VD-Vuçiç: Samiti i ardhshëm mbahet në Jug të Serbisë, Prishtina është e ftuar

Vuçiç tha se ftesa është gjithmonë e disponueshme, por që nuk detyrojnë dot askënd që tu bashkohet.

8 Qershor 2022, 10:32 Nga F.M
VD-Vuçiç: Samiti i ardhshëm mbahet në Jug të
Aleksandër Vuçiç

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar sërish Kosovën që t’i bashkohet Ballkanit të Hapur. Në fjalën e tij në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç tha se ftesa është gjithmonë e disponueshme, por që nuk detyrojnë dot askënd që tu bashkohet.

“Takimi i ardhëm propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohemi për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmë njeri-tjetrin se ky është interesi kryesor për qytetarët. Vendet e rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë, janë të mirëpritur. Kërkoj falje që u zgjata, por nuk përmbahem dot. Shumë faleminderit për praninë tuaj, nuk detyrojmë dot askënd që të na bashkohet. I gëzohem takimit me ju, shpresoj që bashkë të bëhemi edhe në herë të tjera. Takimi i ardhshëm do të jetë në fund të verës në Beograd,”- tha Vuçiç. 

 

Sondazh

Poll