Politike

VD-Rama: Lufta e bën 'Ballkanin e Hapur' domosdoshmëri, s'do flasim sikur jemi në Bruksel

Rama u shpreh se sot do të flasin hapur e jo siç janë mësuar të flasin kur kanë shkuar në Bruksel.

8 Qershor 2022, 10:30 Nga A.B
VD-Rama: Lufta e bën 'Ballkanin e Hapur' domosdoshmëri,
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama e quan samitin e Ballkanit të Hapur një domosdoshmëri të madhe në kohën kur në botë ka nisur lufta. Nga Ohri, aty ku po zhvillohet Samiti, Rama u shpreh se sot do të flasin hapur e jo siç janë mësuar të flasin kur kanë shkuar në Bruksel.

'Ndërkohë që Vuçiç e hoqi fjalimin e përgatitur unë po shkruaja me shënime jashtë fjalimit tim. Është rast për Open Ballkan, ne nuk mund të vijmë dhe të flasim sic jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Duhet të flasim hapur dhe ta ruajme e fuqizojmë rajonin pa pasur frikë se nga e folura hapur do të kemi probleme. Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë pasi ka filluar lufta në Ukrainë. Ndryshe nga sa mendojnë, lufta e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri më të madhe. Mbrëmë pata kënaqësinë që të takoj ambasadorin Chris Hill, veteranin e diplomacisë, ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci, sot shërben në Beograd. Hill, është një nga dëshmitarët më të besueshëm, është këtu për ta mbështetur Ballkanin e Hapur. Ndërkohë që jam shumë i lumtur që këtu me ne janë dhe kryeministri i Malit të Zi, si dhe Zorani nga Bosnja, janë dhe dy miq të rëndësishem dhe partnerë të pazëvendësueshme, Varhely dhe miku ynë Gabriel Escobar. Përtej miqve Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë. Këtë e dinë shumë mirë sot shqiptarët e shqipërisë të cilët në Këshillimin që ne bëmë ishin mbi 60% në mbështetje të Ballkanit të Hapur.'- tha Rama.

 

Sondazh

Poll