Politike

Jubileu i Mbretëreshës/ Berisha s'ftohet, Meta ‘thumbon' Ahmetajn: Ky është ‘tigri’

E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar, por kishte dhe surpriza, ndërsa i vetmi që mungonte ishte ish-kryeministri Sali Berisha. 

7 Qershor 2022, 22:03 Nga DOSJA
Jubileu i Mbretëreshës/ Berisha s'ftohet, Meta
Foto ilustruese

TIRANË- Sot, Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabet II u festua edhe në Shqipëri, në një pritje të posaçme të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar, por kishte dhe surpriza, ndërsa i vetmi që mungonte ishte ish-kryeministri Sali Berisha. 

Siç duket edhe nga pamjet e ReportTv, janë kapur disa momente pikante, që nuk hasen shpesh në politikë. Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu u fut në Amasadë në të njëjtën kohë me Enkelejd Alibeajn, ironike kur merr në konsideratë përplasjet që ka me babanë e tij. Ndërsa ka pasur edhe një rikthim të ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, që u pa në shoqërinë e Alibeajt, e të ambasadores amerikane, Yuri Kim. I ftuar ka qenë edhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin aktual Meta. Ndërsa batuta ka shkëbyer edhe me ambasadoren Kim, e cila ka dhënë "bekimin" e saj për kreun e shtetit. 

Por është kapur edhe një moment, ku nuk është kursyer ironia, pasi Ilir Meta  në tentativë për të thumbuar zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj bën sikur ia prezanton atë ambasadorit britanik me pseudonimin ‘tigri’. Vetë Ahmetaj e kaloi momentin e sikletshëm me të qeshura. 

"His name is tiger, e ka emrin tigri,"-tha Meta duke qeshur.

Rama, ashtu si edhe Berisha mungoi, por jo sepse nuk e ftuan, por se ndodhet në Ohër të samiti i ‘Ballkanit të Hapur’.

 

Sondazh

Poll