Politike

'S'e kam problem të flas me askënd!'/ Vuçiç flet për Kosovën në 'Open Ballkan': Kush do, le të vijë

Po ashtu, Vuçiç u ndal edhe tek Kosova, duke u shprehur se nuk dëshironte që të merrej me “ata”, që sipas tij nuk donin që të anëtarësoheshin në nismë.

7 Qershor 2022, 19:03 Nga DOSJA
'S'e kam problem të flas me askënd!'/
Aleksandër Vuçiç

OHËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, ku edhe po zhvillohet takimi i radhës për nismën e Ballkanit të Hapur. Në një prononcim për mediat serbe, Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është nisma më e mirë që kemi pasur për dekada.

Po ashtu, Vuçiç u ndal edhe tek Kosova, duke u shprehur se nuk dëshironte që të merrej me “ata”, që sipas tij nuk donin që të anëtarësoheshin.

“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë që kemi pasur për dekada. Ndryshe nga të tjerët, nuk kam ndërmend të justifikoj se pse dikush do të bashkohet apo jo, kush do - do, kush jo, jo. Unë nuk e kam problem të flas me ndonjë nga Prishtina. Kemi rritje të ndjeshme në tregti. Do të mundohemi ta bëjmë më të lehtë lëvizjen gjatë sezonit turistik, që njerëzit të mos ankohen.  Faleminderit të gjithëve në botë që kujdesen për qytetarët e tyre, faleminderit edhe atyre që nuk e dëshirojnë që të ecë mirë kjo nismë, por është iniciativa jonë dhe na përket neve. Faleminderit dhe punë të mbarë,”-tha ai para kamerave.

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll